Sulmi në fabrikat e naftës ul prodhimin, pritet rritja e çmimit

Prishtinë | 15 Sht 2019 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Arabia Saudite ka përgjysmuar prodhimin e naftës dhe të gazit pas sulmeve me dronë në dy prej fabrikave të mëdha të naftës të drejtuara nga kompania shtetërore “Aramco”.

Ministri i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, tha se sulmet kanë ulur prodhimin e naftës së papërpunuar për gati përgjysmë, raporton BBC.

Një zëdhënës i rebelëve Houthi në Jemen tha se kanë lëshuar 10 dronë për sulmet.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, fajësoi Iranin për sulmet duke thënë se nuk ka ndonjë dëshmi se sulmet kanë ardhur nga Jemeni, transmeton Koha.net.

E pas këtij sulmi, një analizë nga BBC-ja thotë se çmimi i naftës do të pësojë rritje.

Aramco, thotë BBC, nuk është vetëm prodhuesi më i madh i naftës në botë, por është edhe një prej bizneseve më profitabile në botë.

Fusha e naftës Khurais prodhon rreth 1% të naftës botërore, ndërsa Abqaiqi është fabrika më e madhe e kompanisë – me kapacitet për të procesuar 7 për qind të furnizimit global. Edhe nëse vetëm një pengesë e shkurtër apo e pjesshme do të mund të ndikonte në kompani, por edhe në furnizimin me naftë, pas parasysh madhësinë e tyre.

Arabia Saudite prodhon 10 për qind të naftës së papërpunuar në botë. Nëse përgjysmohet kjo, mund të ketë ndikim të dukshëm në çmimin e naftës që nga e hëna kur të hapen tregjet.

Sulmi i djeshëm është vetëm një paralajmërim se tensionet që po eskalojnë në rajon mund të paraqesin një rrezik më të madh për naftën.

Të ngjashme