Të shtëna në veri të Londrës, një djalë në të 20-at gjendet i vdekur në vendin e ngjarjes

Prishtinë | 04 Kor 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Një i ri ka vdekur pasi u qëllua me armë në veri të Londrës.

Sipas medieve të huaja, Policia Metropolitane ka thënë se është thirrur në orën 15:20 sipas kohës lokale rrugën Roman në Islington për të raportuar për të shtëna me armë.

Dhe pasi kanë shkuar atje, siç thuhet më tej, oficerët si dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër gjetën një burrë, i moshuar në të 20-tat e tij.

Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes menjëherë, gjë që u është thënë edhe të afërmve të tij.

Nuk ka të dhëna për ndonjë motiv dhe se asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.

Të ngjashme