Tragjedi në Rumani, Reparti Intensiv përfshihet nga flakët vdesin 10 pacientë me Covid-19

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Dhjetë persona kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një pavijon të kujdesit intensiv për trajtimin e pacientëve me koronavirus në Rumani.

Të vdekurit ishin të gjithë pacientë me Covid-19 dhe ishin të intubuar

Dhjetë të vdekur dhe 7 të plagosur rëndë në mesin e pacientëve me koronavirus. Ky është numri ende jo përfundimtar i zjarrit që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Piatra Neamt, në Rumaninë verilindore.

Flakët u ranë rreth orës 6.30 pasditen e djeshme me kohën lokale, në krahun ku ishin shtruar 17 pacientë me Covid-19.

Mjeku kujdestar, i cili u përpoq të shpëtonte viktimat, raportoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 80% të trupit dhe po lufton mes jetës dhe vdekjes.

Prefekti vendas ngriti një njësi krize dhe Ministri i Shëndetësisë, Nelu Tataru, shkoi atje.

Zjarrfikësve iu desh një orë për të shuar flakët, shkaqet e të cilave ende nuk dihen.

Të ngjashme