Trump e quan “turp kombëtar” kryebashkiakun e Londrës

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka kritikuar sërish kryebashkiakun e Londrës, Sadik Khan, duke e quajtur atë një “turp kombëtar”, i cili sipas tij po e shkatërron kreyqytetin e Britanisë së Madhe, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Komentet e tij erdhën pasi Londra u godit nga pesë sulme në më pak se 24 orë ku mbetën tre persona të vdekur ndërsa tre të tjerë të plagosur.

Udhëheqësi i punës, Jeremy Corbyn, tha se është një gjë”absolutisht e tmerrshme” pasi Trump po përdor “tragjedinë e njerëzve të vrarë për të sulmuar kryetarin e bashkisë”.

Postimet e fundit në rrjetin social “Twitter” janë vazhdimësi e “përleshjes virtuale” mes Trump dhe Khan.

Të ngjashme