Trump kërkon kompromis për ndërtimin e murit ShBA-Meksikë

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Donald Trump ka shfaqur planet e reja në lidhje me ndërtimin e murit në kufirin ShBA-Meksikë, në një përpjekje për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë.

Një nga kompromiset e tij ishte për të ashtuquajturit “Dreamers” – personat që u futen ilegalisht në ShBA kur ishin fëmijë.

“Dreamers” aktualisht mbrohen nga dëbimi përmes një programi që u lejon atyre të punojnë, por jo edhe të marrin nënshtetësi. Këtë program Trump ishte përpjekur ta anulojë.

Por, ai tha se do ta zgjasë mbrojtjen për “Dremaers” edhe për tre vjet, duke u lejuar atyre qasje të vazhdueshme në lejet e punës.

Trump ende kërkon 5.7 miliardë dollarë për te financuar ndërtimin e murit.

Demokratet kanë refuzuar financimin dhe kishin refuzuar kompromiset e mundshme para fjalimit të Trump.

Të ngjashme