Trump nuk dorëzohet, planifikon kandidaturën për zgjedhjet e 2024-ës

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Pa pranuar ende zyrtarisht humbjen e zgjedhjeve ndaj Joe Biden, Donald Trump po planifikon të ardhmen.

“Washington Post” raporton se Trump në rrethin e ngushtë të miqve dhe bashkëpunëtorëve ka paralajmëruar se planifikon që sërish të kandidohet në vitin 2024.

Ai jo vetëm që është fytyrë dominuese në partinë e tij, por edhe fytyra e vetme që gjatë mandatit katër vjeçar ka shuar zërat kritikë brenda GOP-it (Partia Republikane apo Grand Old Party).

Senatori nga Teksasi, Ted Cruz dhe senatori nga Florida, Marko Rubio do të mund t’i futeshin garës me Trumpin, por një skenar i tillë tashmë është parë kur Trump që të dy i mundi gjatë vitit 2016  dhe atë para se të zgjidhej president.

Republikanët Larry Hogan dhe senatori i Nebraskës, Ben Sasse, gjithashtu do të mund të kandidonin në zgjedhje, edhe pse kanë pak gjasa për fitore.

Trump gjatë pesë viteve të fundit Partinë Republikanë e ka transformuar, ku njerëzit kyç brenda saj kanë qëndrime të ngjashme sa i përket ekonomisë dhe politikave sociale.

Të ngjashme