Trump: Sonte dal nga spitali, ndihem më mirë se 20 vjet më parë

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar se do të largohet nga spitali në të cilin ndodhet.

Trumpi thekson se janë zhvilluar disa ilaçe ndaj koronavirusit.

“Unë do të largohem nga Qendra e madhe Mjekësore ‘Walter Reed’ sot në 6:30 pasdite (shën. red. 00:30 sipas kohës sonë). Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga Covid-19. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!”, shkroi ai në Facebook.

Donald Trump u diagnostikua me koronavirus katër ditë më parë.

Të ngjashme