Turqi: Paraburgosen 235 zyrtarë kurdë

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 14:27 | Nga

Policia turke raportohet se ka paraburgosur 235 persona gjatë bastisjeve që kanë pasur cak zyrtarët e Partisë Demokratike Popullore kurde.

Agjencia shtetërore e lajmeve, “Anadolu”, raporton se personat në fjalë janë kapur pas bastisjeve në Turqinë lindore më 12 dhjetor, për shkak të lidhjeve të dyshuara me subjektin e jashtëligjshëm, Partia e Punëtorëve e Kurdistanit (PKK).

Kjo ka ndodhur pasi një organizatë që ka lidhje me PKK, Skifterët e Lirisë së Kurdistanit, e kanë marrë përgjegjësinë për dy sulmet me bomba të 10 dhjetorit në Stamboll, që morën jetën e 38 personave.

Disa orë pasi e morën përgjegjësinë, aeroplanët ushtarak të Turqisë, kanë kryer sulme ajrore kundër caqeve të PKK-së në rajonin Zap të Irakut verior, sipas një njoftimi të ushtrisë turke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme