Turqia do t’i ashpërsojë masat për ta luftuar Coronavirusin

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të martën se Qeveria do të ashpërsojë masat për të luftuar përhapjen e koronavirusit, shkruan agjencia Reuters.

Erdogan ka njoftuar se Turqia do të aplikojë mbyllje të pjesshme gjatë fundjavëve. Duke folur pas takimit të kabinetit, Erdogan ka thënë po ashtu se shkollat do të mbesin të mbyllura deri në fund të vitit dhe restorantet do të punojnë vetëm me dërgesa.

Të ngjashme