Turqia e ndalon mësimin e teorisë së evolucionit nëpër shkolla

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 09:57 | Nga

Nxënësit turq nuk do të mësojnë më për evolucionin, ka bërë të ditur të premten një zyrtar i qeverisë turke, duke e dhënë edhe një shenjë tjetër të drejtimit konservator të shtetit të drejtuar prej presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Alpaslan Durmus, shefi i planprogrameve mësimore në Ministrinë e Arsimit, ka bërë të ditur se teoria e Charles Darwinit për evolucionin është “kundërthënëse” dhe do të hiqet nga programet shkollore duke nisur nga viti 2019, shkruan Telegraph, përcjell Koha Ditore.

“Ne i kemi përjashtuar mësimet kundërthënëse për nxënësit e moshave ende të paafta që t’i kuptojnë prapavijat e çështjeve shkencore”, ka thënë Durmus. “Meqë nxënësit e klasës së nëntë nuk janë në gjendje që ta diskutojnë dhe kuptojnë si duhet pjesën e ‘Origjinës së jetës dhe evolucionit’ në orët e biologjisë, kjo pjesë do të shtyhet deri në studimet e mëvonshme”.

Propozimi për heqjen e evolucionit nga planprogrami është përfshirë në një draft-propozim që tanimë është miratuar nga Erdogani, ka thënë Durmus. Planprogrami përfundimtar do të kalojë javën e ardhshme.

Të ngjashme