Turqia i bën gati tanket për të hyrë në Siri

Stamboll | 26 Dhj 2018 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Turqia ka filluar t’i vë në pozicion tanket në kufirin jugor me Sirinë teksa përgatitet të lëvizë brenda vendit pas tërheqjes së forcave amerikane.

Forcat turke u fotografuan duke arritur në kufirin me Kilis dhe al-Rays pasi Ministri i Jashtëm i vendit tha se do të hyjnë në Siri sa më shpejtë që është e mundu, shkruan dailymail.

Kjo vjen pasi Donald Trump lajmëroi se 2000 forca amerikane do të tërhiqen nga vendi dhe se Turqia do të marrë përsipër luftën kundër ISIS.

Por ka gjasa që Turqia të drejtojë sulmet edhe ndaj forcave kurde të stacionuara në Sirinë veriore që ndihmuan trupat amerikane në luftën kundër ISIS.

Turqia ka ndërmarrë sulme të kufizuara kundër pozicioneve kurde në provincën Afrin, dhe është zotuar të zgjerojë operacionet për të mbuluar gjithë kufirin jugor të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme