Vritet një komandant i lartë i grupit Al-Shabab

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Radio-stacioni shtetëror i Somalisë ka raportuar se një komandant i lartë i grupit terrorist Al-Shabab” është vrarë përmes një sulmi ajror.

Shtetet e Bashkuara i kishte ofruar pesë milionë dollarë shpërblim në vitin 2008 për ata që ofrojnë informata për vendndodhjen e komandantit Bashir Mohamed Qorgab.

Shtetet e Bashkuara kryejnë shpesh sulme ajrore në Somali për t’i luftuar militantët e këtij grupi, ndërsa zyrtarët amerikanë ende nuk i kanë komentuar raportimet për vrasjen e njërit prej personave më të kërkuar. Megjithatë, vdekjen e ka konfirmuar familja e tij.

Ai akuzohej për sulme ndaj bazave ushtarake dhe ishte i përfshirë edhe në disa operacione në Kenia, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Muajin e kaluar, në mediet e Somalisë kishte raportime se Qorgab është larguar nga grupi “Al-Shabab” pas disa mosmarrëveshjeve me liderët e tjerë.

Ky grup është i lidhur me grupin famëkeq “Al-Qaeda” dhe kontrollon territore të mëdha në pjesët jugore dhe qendrore të Somalisë.

Grupi ka kryer sulme me bomba edhe në Kenia dhe vlerësohet si njëri prej grupeve më të rrezikshme në rajon.

Të ngjashme