Zvicër, 315 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Në Zvicër në 24 orët e fundit janë regjistruar 315 raste të reja me koronavirus nga 10.817 mostra të testuara.

Nga autoriteti i Shëndetësisë në Zvicër (BAG) është njoftuar se në 24 orët e fundit ka vdekur edhe një person si pasojë e COVID-19.

Në total në Zvicër që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 47.751 raste me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 1748 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme