Britania e Madhe me shkallën më të lartë të vdekjeve nga Coronavirusi në botë

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Mbretëria e Bashkuar kryeson listën globale të numrit më të lartë të vdekjeve për 100,000 banorë, sipas të dhënave të nga Universiteti Johns Hopkins.

Ky vend raportoi numrin më të lartë të vdekjeve ditore të mërkurën me 1820 vdekje. Mesatarja ditore gjatë javës së fundit ka qenë rreth 1 mijë e 240 vdekje në ditë.

Numri i vdekjeve i regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, nga një popullsi prej 66 milionë banorësh, tejkalon rekordet në vendet e tjera të mëdha, duke përfshirë SHBA-në.

Deri më tani Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 96 mijë e 166 vdekje totale që nga fillimi i pandemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme