Britania e Madhe në listën e kuqe të Covid-19 shton edhe tre vende

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Transportit në Britani të Madhe, Grant Shapps, ka bërë të ditur se ata kanë bërë një përparim të madh kundër Covid-19.

Ai thotë se është e rëndësishme që ata të mos e rrisin rrezikun për ringjalljen e koronavirusit.

“Ne duam një verë në të cilën mund të ribashkojmë familjen dhe miqtë, të udhëtojmë në vendet që duam. Ne duam të shikojmë përsëri jashtë”, ka thënë Shapps në një konferencë për media.

Ai ka bërë të ditur edhe listën e kuqe të dhjetë vendeve që konsiderohen me rrezikshmëri për prekje nga COVID-19.

Kësaj liste i janë shtuar Turqia, Nepali dhe ishujt Maldive, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Vendet në listën e kuqe do t’u nënshtrohen kufizimeve më të rrepta, duke përfshirë një qëndrim 10-ditor në një hotel karantinë (i cili duhet të rezervohet dhe të paguhet para se të udhëtoni) si dhe regjimi i testimit.

Të ngjashme