Coronavirusi mund të jetë përhapur në Kinë nga gushti i 2019-ës?

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Coronavirusi mund të ishte përhapur në Kinë qysh në muajin gusht të vitit të kaluar, thonë hulumtimet e reja të Shkollës Mjekësore të Harvardit.

Ky përfundim erdhi bazuar në imazhet satelitore të modeleve të udhëtimit në spital dhe të dhënave të kërkesave për kontrolle.

Por, Kina e hodhi poshtë një raport të tillë, duke e cilësuar si ”qesharak”.

Hulumtimi përdori imazhet satelitore të parkingjeve spitalore në Wuhan – ku sëmundja u identifikua së pari në fund të vitit 2019 – dhe të dhëna për pyetjet e lidhura me simptomat si “kollë” dhe “diarre”.

“Rritja e trafikut spitalor dhe të dhënat e kërkimit të simptomave në Wuhan i paraprinë fillimit të dokumentuar të pandemisë SARS-CoV-2 në dhjetor 2019”, sipas hulumtimit.

Në këtë raport theksohet që hulumtuesit gjetën se gjithçka kishte nisur para identifikimit në treg.

“Provat tona mbështesin punë të tjera të kohëve të fundit që tregojnë se shfaqja e Covid-19 ka ndodhur para identifikimit në tregun në Wuhan”.

Siç shkruan Reuters, gjetjet e hulumtimit vërtetojnë hipotezën se virusi u shfaq natyrshëm në Kinën jugore dhe potencialisht tashmë po qarkullonte në kohën e grumbullimit në Wuhan.

Theksohet se raporti tregoi një rritje të lartë të okupimit të parkut të makinave spitalore në gusht 2019.

“Në gusht, ne identifikojmë një rritje unike të kontrolleve për diarre, e cila nuk u pa as në stinët e mëparshme të gripit, as nuk u pasqyrua në të dhënat e kontrollave për simptoma të kollës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme