Debate të forta në Bruksel për negociatat për Shqipërinë

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Debatet vazhdojnë në Bruksel për vendimin e hapjes ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas një diskutimi të thelluar midis liderëve në lidhje me aspiratat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë për të hapur negociata me BE-në, mësohet se Presidenti i Këshillit Donald Tusk ka thirrur një pushim duke shpresuar të ndërmjetësojë një marrëveshje që do të kapërcejë kundërshtimin e ashpër të presidentit francez Macron për hapjen e bisedimeve të pranimit me dy vendet e Ballkanit.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Angela Merkel, Emmanuel Macron dhe disa lider të tjerë aktualisht janë ulur duke hartuar një tekst mbi zgjerimin./tch/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme