Deficiti i buxhetit të ShBA-së prek 1.7 trilionë dollarë këtë vit

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Deficiti buxhetor i qeverisë amerikane u rrit në 1.7 trilionë dollarë, më së shumti ndonjëherë, për gjashtë muajt e parë të këtij viti buxhetor, gati dyfishi i rekordit të mëparshëm, pasi një ndihme tjetër për ekonominë e vendit shtoi miliarda dollarë shpenzime muajin e kaluar.

Në raportin mujor të buxhetit, Departamenti i Thesarit ka thënë të hënën se deficiti për gjysmën e parë të vitit buxhetor – nga tetori deri në mars – ishte rritur nga një mungesë prej 743.5 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Deficiti është rritur më shumë pas mbështetjes që Kongresi i ka dhënë paketave të njëpasnjëshme të shpëtimit ekonomik që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020. Ndihma e fundit erdhi në një masë prej 1.9 trilionë dollarësh që presidenti Joe Biden shtyu në Kongres muajin e kaluar.

Paketa e Bidenit përfshinte pagesa individuale të mbështetjes deri në 1.400 dollarë. Deklarata e Thesarit tregoi se pagesat në mars arritën në 339 miliardë dollarë.

Raporti i buxhetit tregoi se deficiti për vetëm marsin arriti në 659.6 miliardë dollarë, deficiti i tretë më i lartë mujor. Për periudhën gjashtë mujore, deficiti prej 1.7 trilionë dollarësh tejkaloi rekordin e mëparshëm të një deficiti prej 829 miliardë dollarësh në mars 2011, një periudhë kur qeveria po shpenzonte për t’u marrë me efektet e pafavorshme të recesionit të shkaktuara nga kriza financiare e vitit 2008.

Të ngjashme