Dita e dytë në Shqipëri pa të vdekur nga Covid-19

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri për të dytën ditë radhazi nuk ka vdekur asnjë person i prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë në 24 orët e fundit edhe 20 persona kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej 3137 testime të kryera, derisa janë shëruar 64 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët pesë pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (27 Maj 2021)

Raste të reja ditore 20

Të shëruar në 24 orë 64

Të shtruar në spitale 43

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,137

Testime totale 709,464

Raste pozitive 132,264

Raste të shëruara 129,042

Raste Aktive 775

Humbje jete 2,447

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 378

Korçë 94

Shkodër 83

Vlorë 43

Elbasan 39

Berat 38

Lezhë 29

Gjirokastër 26

Fier 20

Kukës 10

Durrës 11

Dibër 4

Të ngjashme