Dorëhiqet Sekretari britanik, pas shkeljes së rregullave për Covid-19

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Matt Hancock ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit britanik për Shëndetësi, pas shkeljes së rregullave të distancimit fizik, duke puthur një kolege.

Në një letër dërguar kryeministrit britanik Boris Johnson, ai ka thënë se Qeveria “ua ka borxh njerëzve, që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi, që të jetë e sinqertë kur nuk kemi qenë me ta”.

Kryeministri Johnson ka thënë se i vjen keq për pranim të dorëheqjes.

Ish-kancelari Sajid Javid, ka thënë se është “i nderuar” që është zgjedhur për zëvendësim të Hancock.

Hancock është përballur me presion në rritje për të dhënë dorëheqje, pasi gazeta Sun ka publikuar disa fotografi dhe më pas video të Hancock dhe koleges së Gina Coladangelo, të cilët janë të martuar me nga tre fëmijë, duke u puthur.

Gazeta ka thënë se ata kanë qenë brenda Departamentit për Shëndetësi më 6 maj, kur në kuadër të rregullave për luftim të pandemisë, ka qenë e ndaluar që njerëzit të kenë kontakt intim me një person jashtë shtëpisë.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 4.7 milionë raste me koronavirus dhe 128,000 viktima, prej shpërthimit të pandemisë.

Të ngjashme