Dy vatra zjarri të reja në Shqipëri

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 15:25 | Nga

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të mbajë nën vëzhgim nga afër, përmes specialistëve të saj në qarqe, situatën e zjarreve.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar dy vatra zjarri në qarkun e Dibrës dhe atë të Vlorës, ku forcat zjarrfikëse së bashku me ato të pyjores dhe pushtetin vendor kanë ndërhyrë për të vendosur flakët nën kontroll.

Qarku Dibër – Vatra e zjarrit në fshatin Patin, Klos është riaktivizuar gjatë mesditës. Edhe pse terreni është shumë i vështirë forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me mjete për të shuar flakët.

Nga flakët rrezikohen dy banesa të braktisura që ndodhen në zonë. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 40 forca ushtarake ndërkohë është nisur edhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri.

Qarku Vlorë – Në fshatin Mavrovë, Selenicë një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme