E preu shiritin e përurimit para tij, Erdogan e godet në kokë të voglushin

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje jo fortë e zakonshme ka ndodhur në Turqi, e ku i përfshirë është edhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Gjatë një përurimi Erdogan është filmuar duke e goditur në kokë një djalë të vogël i cili e kishte prerë shiritin e përurimit para tij, njofton Klankosova.tv.

Në videon që është bërë virale shihet se si vogëlushi mban me dorë në të dy anët shiritin që të mos duket se është i prerë.

Por në një moment ai ka lëvizur dhe kjo nuk ka i ka shpëtuar syve të presidentit Erdogan, i cili nis ka nisur t’i bërtasë e më pas e godet në kokë djaloshin.

Ndërkohë i vogli nis e buzëqesh e sërish tenton që të mbajë të dy pjesët e shiritit bashkë që mos të dallohet në publik.

Të ngjashme