Edhe Ardian Bujupi shkon në Shqipëri për të dërguar ndihma

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Artistët janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Një numër i madh i tyre kanë ndihmuar në forma të ndryshme, si me ushqime e veshmbathje, ashtu edhe me të holla, shkruan lajmi.net.

Në mesin e artistëve që kanë dhuruar ndihma për Shqipërinë është edhe Ardian Bujupi, i cili së fundi ka udhëtuar atje.

Këngëtari ka ndarë me ndjekësit disa video në rrjete sociale, ku shihet teksa po vizitonte disa familje, që po qëndrojnë në tenda.

Ai po ua dërgon disa ndihma, ndërsa qytetarët po e falënderonin pafund për këtë veprim. 

Të ngjashme