Facebook ka gjashtë muaj nga sot për të vendosur fatin e llogarisë së Trump

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Bordi Mbikëqyrës i Facebook u krijua për të marrë disa nga vendimet më të vështira të Facebook për kompaninë.

Ky bord tha që Facebook kishte të drejtë që pezullojë Donald Trump menjëherë pas kryengritjes së 6 janarit, por tha që nuk mund ta bënte pezullimin “të pacaktuar” pa asnjë rregull.

Bordi tha që Facebook duhet të rishikojë vendimin dhe të kuptojë nëse ish Presidenti i SHBA-së duhet të ndalohet nga platforma përgjithmonë.

Mirëpo bordi mund ta kishte marrë vetë atë vendim, por duke zgjedhur t’ia dorëzojë vendimin përsëri Facebook-ut ai vë edhe një herë në qendër të vëmendjes rolin e fuqishëm të Mark Zuckerberg në mbikëqyrjen e diskursit publik në Shtetet e Bashkuara.

Facebook ka gjashtë muaj nga sot për të vendosur fatin e Trump sa i përket qasjes në platformën sociale.

Të ngjashme