Fauci merr vaksinën anti-Covid

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci, ka bërë drejtpërsëdrejti në kamera vaksinën e koronavriusit. Sipas raportimeve, vaksina që ka marrë Fauci është ajo Moderna.

Në mesazhin e parë pas vaksinimit është shprehur se ishte “një nder” për të dhe se vaksina “është një simbol i shpresës për Amerikën dhe botën.”

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, ai tha se do duhet deri në korrik të vitit tjetër që shumica e amerikanëve të jenë vaksinuar kundër COVID.

Sipas Faucit, vaksinat do të fillojnë të dalin për publikun në pranverë, ku çdokush do të mund të vaksinohet, pa qenë pjesë e listës prioritare. Megjithatë ai shtoi se do të duhen tre apo katër muaj që të mund të vaksinohen shumica e njerëzve.

SHBA ka filluar vaksinimin prej disa ditësh, ndërsa Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar frikësohen për llojin e ri të koronavirusit të zbuluar në Angli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme