Fillon votimi në Kolegjin Zgjedhor në ShBA

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar votimi në Kolegjin Zgjedhor të SHBA-së ku pritet të votohet edhe zyrtarisht Joe Biden si president i vendit.

Reuters njofton se 16 zgjedhësit e Gjeorgjisë kanë votuar pro Bidenit, duke e konfirmuar fitoren e tij në shtetin jugor.

Pos saj, edhe Arizona i ka dhënë 11 vota kandidatit demokrat.

Secili prej anëtarëve do të ketë të drejtën e një vote. Bideni ka planifikuar t’i drejtohet kombit të hënën në mbrëmje, pasi anëtarët e Kolegjit të kenë votuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme