Fluks refugjatësh në Egje, anija shqiptare ndihmon në shpëtimin e 140 jetëve

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Anija shqiptare, Oriku, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, është përballur ditët e fundit me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm.

Ekuipazhi shqiptar ka ndihmuar që të zbresin të sigurt në tokë 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë.

Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke dhe greke, anija “Oriku”, pjesë e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, brenda 3 ditëve ka asistuar në shpëtimin e 4 gomoneve ku udhëtonin të rritur e fëmijë, raporton Top Channel.

Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare.

Të ngjashme