Franca do të marrë masa ndaj 76 xhamive

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Brendshme e Francës ka deklaruar se do të marrë seri masash në 76 xhami në të cilat qeveria dyshon për “separatizëm” dhe inkurajim të ekstremizmit.

Gerald Darmanin tha se xhamitë do të inspektohen dhe nëse në ndonjërën zbulohet se është terren për rritjen e terrorizmit, do të mbyllet, shkruan The Guardian.

Kjo lëvizje është pjesë e fushatës së qeverisë franceze për të luftuar ekstremizmin islamik pas disa sulmeve terroriste, përfshirë atë të vrasjes së mësuesit dhe vrasja e tre njerëzve në një kishë.

Në tetor, një terrorist kishte vrarë një mësues i cili gjatë një ligjërate u kishte treguar nxënësve karikatura të Profetit Muhamed. Javë më pas, një tjetër sulm ndodhi në një kishë në Nicë ku tre njerëz u vranë nga një person.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme