Franca nuk përjashton kufizime të tjera në parandalimin e përhapjes së Covid-19

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Kufizime shtetërore të mëtejshme nuk mund të përjashtohen në Francë, derisa vendi po përballet me rritjen e rasteve me COVID-19, ka thënë kryeministri francez Jean Castex.

Ai tha se bizneset aktualisht të mbyllura, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe se 10 zona të tjera në Francë mund të jenë lokacione të reja ku mund të vihet kufizim gjatë natës.

Castex ka thënë se spitalet janë mbushur ashtu si edhe numri i të infektuarve, ndërsa ka shtuar se edhe ndalimi i fluturimeve me Britaninë do të vazhdojë.

Ai është shprehur i bindur se më shumë vaksina kundër koronavirusit do të aprovohen në javët në vijim, raporton Reuters.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme