Fshatrat në Serbi drejt zhdukjes

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 09:54 | Nga

Jugu i Serbisë, kur është fjala për çmimet e pasurive të patundshme në fshatra ka humbur vlerën dhe për pak para mund të blesh vila me kopshte.

Në pjesën e Banatit mund të blihet tokë për vetëm 2000 euro, nëse është me shtëpi nuk shkon më shumë se 15 000 euro. Mirëpo ka edhe më keq, në fshatrat e Priotit çmimi i pasurive të patundshme është 1 000 euro. Ndonëse këto çmime janë aq të ultë nuk ka as blerës, transmeton lajmi.net.

Fshatarët thonë se në kufirin me Rumunin shitet shtëpia me kopshte për 2000-2500, shkruan Vecernji Novosti.

Ndërsa, në fshatrat e largëta të Novo Sad-it shtëpia mund të blihet për më pak se 10.000 euro.

Hiç më mirë nuk është as në fshatrat e Nishit, edhe atje një shtëpi e bukur me oborre të madh shitet për 15 000 euro. Për 5000 euro në përgjithësi mund të blihet një vilë modeste në kodra ku nuk ka tokë pjellorë, as ujë të mjaftueshëm për bujqësi.

Në Pirot, me rreth 200 fshatra, kërkesat për shtëpitë për shumë vite është pothuajse jo-ekzistente, pra në shumë fshatra braktisjet janë për arsye ekonomike dhe demografike, për shembull, fshati Verzar nuk ekziston më.

Në afërsi të Vranjës, në shumë fshatra ka fare pak familje, çmimi për shtëpi me kopsht është mesatar prej 20 000 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme