G7 sivjet diskuton për ndryshimet klimatike dhe rikuperimin nga Coronavirusi

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Liderët e vendeve më të zhvilluar ekonomikisht do të kenë mundësinë që këtë vit ta “shijojnë” samitin e G7 në bregdetin anglez.

Carbis Bay i njohur i njohur për plazhin me rërë dhe ujërat e pastra do të jetë vendi bregdetar ku do të zhvillohen diskutimet më të rëndësishme si ndryshimet klimatike dhe rikuperimi nga pasojat e pandemisë me koronavirus, shkruan BBC.

Kryeministri anglez Boris Johnson tha se “ky është një vend perfekt për një samit kaq të rëndësishëm”.

Samiti i sivjetmë i G7 do të zhvillohet nga 11 deri më 13 qershor me pjesëmarrjen e shteteve më të forta që e përbëjnë atë si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Kanadaja, Italia dhe Japonia.

Ndërkaq liderë nga Australia, India, Koreja Jugore dhe Bashkimi Evropian do ta ndjekin po ashtu ngjarjen si mysafirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme