Gazeta koreano-jugore: Pheniani ka ekzekutuar 5 zyrtarë qeveritarë

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Mediat shtetërore në Korenë e Veriut publikun fotografinë nga një koncert, ku përkrah udhëheqësit të vendit Kim Jong-un shihet i dërguari i posaçëm për marrëdhënie me SHBA-të, Kim Hyok-chol, për të cilin media koreano-jugore më herët raportoi se është ekzekutuar në Phenian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta koreano-jugore “Chosun Ilbo” më herët publikoi se autoritetet e Koresë së Veriut në aeroportin Mirim ekzekutuan 5 diplomatë, përfshirë edhe të dërguarin e posaçëm për marrëdhënie me SHBA-të, Kim Hyok-chol.

Siç thuhet, diplomatët u ekzekutuan për shkak të mossuksesit neë samitin e dytë ku udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe SHBA-së nuk arritën marrëveshje.

Autoritetet verikoreane nuk komentuan pretendimet e gazetës koreano-jugore por mbrëmë mediat shtetërore në Phenian publikuan fotografi nga një koncert, ku në ulëset e zyrtarëve, aty afër Kim Jong-un, ulet Kim Hyok-chol.

Gazeta koreano-jugore “Chosun Ilbo” më parë shkroi se për shkak të mossuksesit në samitin me presidentin amerikan Donald Trump, Kim Jong-un ka mbyllur në një llogor përkthyesin Shin Hye-yong dhe se motra e vogël e udhëheqësit verikorean Kim Yo-jong kurrë më nuk u pa që nga samiti i shkurtit në Hanoi të Vietnamit.

Të ngjashme