Gazetarja ngacmohet seksualisht gjatë raportimit direkt

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Gazetarja kanadeze Krista Sharpe, ka shpërndarë në Twitter momentin kur ajo është ngacmuar seksualisht gjatë raportimit direkt nga një person i cili udhëtonte me veturë.

E tronditur, gazetarja shikon në drejtim të veturës dhe më pas përpiqet që ta mbledhë veten.

Në përshkimin e videos që gazetarja ka publikuar në Twitter shkruan:

“Kjo nuk është për të qeshur dhe aspak e lezeçme. Do doja të thoja se nuk më shqetëson, por më shqetëson. Më bëri të ndihem si m**, kjo gjë i ndodh të gjithë gazetareve në kudo dhe duhet të ndalet”.

Kjo video ka marrë më shumë se 3 milionë shikime dhe incidenti po hetohet nga policia rajonale e Waterloo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme