Gjysmëhëna e Kuqe Turke fillon ngritjen e çadrave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka filluar ngritjen e çadrave për të prekurit dhe për qytetarët të cilëve u janë shembur shtëpitë nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në tërmetin 6.3 ballë u shembën dhe u dëmtuan dhumë shtëpi dhe ndërtesa. Pas tërmetit Gjysmëhëna e Kuqe Turke kaloi në veprim dhe dërgoi në rajon 120 çadra, 2.750 batanije dhe 100 njësi higjenike të cilat pasi mbërritën në vend iu shpërndanë personave në nevojë.

Personeli i Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe pjesëtarët e Ushtrisë së Shqipërisë ngritën çadra në fshatin Bubq të Durrësit dhe në Vorë të Tiranës në vendet e përcaktuara për popullatën, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan gjatë tërmetit.

– “Jeni shumë me vlerë për familjen time”

Sami B., një nga të prekurve nga tërmeti për të cilin është ngritur një çadër në oborrin e shtëpisë së tij, në një deklaratë për gazetarët ka shprehur falenderimet ndaj të gjithë atyre që kanë dërguar ndihmat e nevojshme për familjen e tij.

Ai tha se janë shumë të vlefshëm dhe të respektuar të gjithë ata që kanë ofruar ndihmë . “Ishte një situatë e vështirë. Kam shqetësuar shumë persona të nivelit të ndryshëm dhe mbeta i vetëm. Jeni shumë me vlerë për familjen time prej 8 anëtarësh. Këtë herë kemi qenë në situatë shumë të keqe. Të na e bëni hallall. Ju faleminderit”, tha Sami B.

Kreu i ekipit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Shqipëri, Anıl Kocabal pasi bëri të ditur se pas tërmetit kanë mbërritur në Shqipëri me 2 maune me produkte tha se “Ndodhemi pranë popullit shqiptar. Edhe pas kësaj ne do të vazhdojmë aktivitetet tona të ndihmës”.

Të ngjashme