Guterres: 130 shtete nuk e kanë pranuar ende asnjë dozë të vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka kritikuar “shpërndarjen e padrejtë” të vaksinës kundër COVID-19.

Guterres ka thënë se dhjetë shtete në botë kanë menaxhuar 75 për qind të të gjitha vaksinimeve dhe se nuk është bërë përpjekje që të bëhet i mundur vaksinimi për të gjithë njerëzit sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ai ka thënë gjatë një takimi të nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se 130 shtete nuk kanë pranuar ende as edhe një dozë të vaksinës duke shtuar se “në këtë moment kritik, barazia në vaksinim është testi më i madh moral para shoqërisë globale”, raporton AP.

Guterres ka bërë thirrje për një “Plan urgjent të vaksinimit global” i cili do të njerëz më me fuqi si shkencëtarë dhe të tjerë që mund ta financojnë këtë përpjekje.

Koronavirusi ka prekur më shumë se 190 milionë njerëz në mbarë botën ndërkohë që deri tani si pasojë e tij kanë vdekur të paktën 2.4 milionë prej tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme