Hakohet serveri i Policisë në Washington, përgjegjësinë e merr një grup rus

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Është hakuar serveri i Departamentit të Policisë së Washington DC, teksa përgjegjësinë për këtë e ka marrë një grup rusishtfolës.

Departamenti ka njoftuar se ende është duke e analizuar shtrirjen e saktë të qasjes së paautorizuar. Departamenti Metropolitan i Policisë ka njoftuar se edhe FBI-ja është përfshirë në hetimet për rastin, porse të dyshuarit për rastin nuk janë identifikuar.

Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press”, nuk ekzistonte ndonjë tregues se është prekur ndonjë operacion i policisë, ndonëse është shtuar se një grup i quajtur “Babuk” e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe për vjedhjen e të dhënave të ndjeshme.

Grupet softuerike keqdashëse mbajnë peng dokumente dhe rrjete derisa të paguhen për to, ka raportuar agjencia.

Për këtë arsye sekretari i Departamentit të Sigurisë së Vendit, Alejandro Mayorkas, kishte thënë muajin e kaluar se është kthyer në prioritet angazhimi për zbulimin e të tilla grupeve.

Të ngjashme