Hidhet nga kati i 8 i pallatit, vdes 19-vjeçarja

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 09:48 | Nga

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një vajzë 19-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi është hedhur nga pallati.

“Rreth orës 02:10, në lagjen “Apollonia” Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i 8 i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja me inicialet S. B., banuese në Kuçovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo e fundit ka shtuar se aktualisht 19-vjeçarja bashkëjetonte me shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.

Ndërkohë bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 02:10, në lagjen “Apollonia” Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i 8 i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja me inicialet S. B., banuese në Kuçovë”, thuhet në njoftimin e policisë. Kjo e fundit ka shtuar se aktualisht 19-vjeçarja bashkëjetonte me shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier. Ndërkohë bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme