Hidhet shorti për zgjedhjet në Shqipëri, KQZ-ja cakton renditjen e partive në fletën e votimit

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

KQZ ka hedhur shortin për renditjen në fletën e votimit të partive që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas shortit të hedhur, Partia Socialiste renditet e 12-ta në fletën e votimit, ndërsa koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike do të ketë numrin 9 në listë.

Kandidatët e pavarur do të jenë në fund të listës në zonat zgjedhore ku kandidojnë, transmeton tch.

Renditja

Partia Socialdemokrate 1

Balli Kombëtar 2

Lëvizja Demokratike Shqiptare 3

Bindja Demokratike 4

AOKBPEK 5

LSI 6

Nisma Thurje 7

Partia Lëvizja e Re 8

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 9

Partia Aleanca Demokracia e Re 10

Lëvizja për Ndryshim 11

Partia Socialiste 12

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme