Historia e vetëvrasjes së vajzës së Ratko Mladiqit me armën e të atit

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Krimineli i luftës, Ratko Mlladiq i cili sot u dënua me burgim të përjetshëm, ka edhe një histori të vajzës së tij të vetëvrarë.

Vajza e tij, Ana Mlladiq e cila ishte 23-vjeçare, më 25 mars të vitit 1994 u gjet e vdekur në shtëpinë e prindërve të saj në Beograd. Ajo raportohet se kishte qëlluar veten me një plumb në kokë me armën e babait të saj (Ratko Mlladiq).

Ratko Mlladiq kishte refuzuar qe të pranonte se e bija e tij kishte bërë vetëvrasje. Ai këmbngulte që bija e tij ishte vrarë nga kundërshtarët politikë të tij, ndërsa Mlladiq i cili kishte pushtet ka bërë që versioni i tij të imponohej si i vërtet për një kohë të gjatë.

Megjithkëtë, e vërteta e këaj ngjarjeje ishte e rezultati i hetimit në vendngjarje, në katin e dytë të shtëpisë së familjes Mladiq, ku Ana ishte gjetur e vdekur në shtrat, me një revole në dorë. Ishte pikërisht kjo revole, ajo që sqaronte qëllimin e Anës dhe atë që e kishte çuar vajzën e re t’i jepte fund jetës së saj.

Revolja ishte një 7.65 milimetërshe që Ratko Mladiq e kishte marrë dhuratë nga Akademia Ushtarake e Komandës, kur ishte graduar major, kohë kjo kur ai shërbente si zëvendëskomandant i trupave ushtarake me bazë në Prishtinë.

Bosa Mlladiq, gruaja e Ratko Mlladiq në deklaratën e saj ka thënë se krisma e plumbit ishte dëgjuar në orën 6 të mëngjesit.

Në shtëpi nuk kishte shenja të hyrjes së ndokujt, pra nuk kishte dyshime se dikush mund të ketë hyrë dhe vrarë të bijën e Ratko Mlladiq.

Ndërsa përfundimi zyrtar i hetimeve policore thotë se Ana Mladiq ishte vetëvrarë. Hetimet e mëtutjeshme, tregonin që ajo i kishte përjetuar shumë rëndë akuzat e gazetave ndaj babait të saj për vrasjet në Bosnjë.

Sot, Ratko Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm. Leximi i vendimit ndaj tij zgjati rreth një orë.

Dhoma e Apelit hodhi poshtë të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja e Mlladiqit.

Të ngjashme