Historiku i unazës misterioze të Ratko Mlladiqit

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-gjenerali i ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, që u dënua sot me burgim të përjetshëm për kryerjen e gjenocidit dhe krime kundër njerëzimit, gjithmonë kishte bartur një unazë me një guri të çmuar me ngjyrë të zezë.

Thuhet se unazën misterioze e kishte bartur edhe gjatë luftës ky komandant i ushtrisë në Republika Srpska, ndryshe i njohur si Kasapi i Bosnjës.

Megjithatë kjo unazë ka qenë një prej arsyeve kryesore të arrestimit të tij. Në fakt siç është raportuar më herët, një informator i policisë e kishte identifikuar pikërisht duke u bazuar në këtë detaj.

Ndryshe pasi u arrestua dhe një kohë e kaloi prapa grilave në Tribunalin Hagës, Mlladiq ia kishte dorëzuar unazën të birit të tij Darkos – të cilit më vonë gazetarët ia kishin vërejtur në gisht./

Të ngjashme