Holanda nuk do t’i lehtësojë masat e kufizimit as në maj

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Holanda ka shtyrë masat e kufizimit deri më 18 maj, kjo pasi është i madh numri i personave që janë duke luftuar me COVID-19, ka thënë të shtunën Qeveria e atjeshme në një deklaratë.

“Ne po kalojmë kulmin e valës së tretë. Por rënia (e shkallës së infeksionit) nuk është ende mjaft e fortë”, tha Hugo de Jonge, ministri i Shëndetësisë.

Holanda lehtësoi bllokimin e saj javën e kaluar, pasi u largua orari i kufizimit të lëvizjes natën dhe u hapën baret e restorantet.

Numër i vogël i njerëzve janë lejuar të ndjekin koncerte, shfaqje teatrore dhe ndeshje futbolli në javët e fundit, në një përpjekje për të parë se si ngjarjet mund të rihapen në mënyrë të sigurt.

Qeveria nuk ka bërë të ditur se kur do të marrë ndonjë vendim për lehtësimin e mëtejshëm të masave, shkruan Reuters

Të ngjashme