Humbin jetën 31 pacientë, regjistrohen 256 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2.778 testime janë regjistruar 256 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 160 janë në Shkup, Kumanovë 32, Prilep 9, Kavadar, Strumicë dhe Strugë 6, Manastir dhe Resnjë 5, Kriva Pallankë 4, Veles 3, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë 2, dhe nga 1 në Shtip, Sveti Nikole, Dibër, Radovish, Kratovë dhe Makedonski Brod.

Gjatë 24 orëve të fundit ISHP regjistroi 545 pacientë të shëruar dhe 31 të vdekur.

Prej pacientëve të vdekur nëntë janë nga Shkupi, gjashtë nga Gostivari, tre nga Tetova, Kumanova dhe Strumica, 2 në Kërçovë dhe nga një në Manastir, Veles, Gjevgjeli, Dibër dhe Makedonski Brod.Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 181.875 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 162.060 janë shëruar dhe 6.184 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 13.631.

Të ngjashme