Humbin në kanionet e Gjipesë, policia ndihmon turistët gjermanë

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Tre turistë gjermanë kanë kërkuar ndihmë mbrëmjen e djeshme në zonën e Gjipesë, afër fshatit Vuno.

Turistët gjermanë, të cilët kanë qenë duke e eksploruar zonën, kanë lëshuar sinjalin SOS pasi kishin humbur në kanionet e zonës së Gjipesë.

Menjëherë janë angazhuar forcat e komisariatit të Himarës të mbështetura nga FNSH-ja e cila është instaluar në atë zonë, shkruan Top Channel.

Pas një kërkimi prej disa orësh, turistët gjermanë janë gjetur në kanionet e kësaj zone në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falenderuar Policinë e Shtetit.

Nuk është hera e parë që turistët e huaj, të cilët eksplorojnë zonat e thella të Vlorës, të humbin kontaktet dhe rrugën.

Të ngjashme