I morën me dhunë miliona lekë – Si ndodhi grabitja e të moshuarit në Memaliaj

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një grabitje ndodhi në fshatin Memaliaj.

Dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Hiqmet Ramadani, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë 1.2 milion lekë (të reja).

Teksa në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, Top Channel mëson diçka më shumë rreth ngjarjes dhe skemës së grabitjes në fjalë.

I moshuari i kishte tërhequr paratë nga banka, ditët e fundit të vitit të kaluar. Mendohet se grabitësit i kanë mbajtur në mbikëqyrje veprimet e Hiqmet Ramadanit. I moshuari jeton vetëm pasi fëmijët janë emigrantë në Greqi.

Të ngjashme