Indi, 16 të vdekur nga cikloni Fani

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 16 persona humbën jetën nga cikloni Fani me shpejtësi prej 180 kilometra i cili të premten goditi rajonin Puri në shtetin Orissa (Odisha) të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale 16 persona humbën jetën për shkak të ciklonit ndërsa zyrtarët shprehën shqetësimet se ky numër mund rritet.

Pasi arriti në pjesën tokësore fuqia e ciklonit është zvogëluar duke u shndërruar në stuhi tropikale. Qeveria e vendit ka përshpejtuar punimet e riparimeve në rreth 10 mijë fshatra dhe 52 zona urbane ku stuhia ka qenë efektive.

Në një deklaratë nga kryeministria e shtetit Orissa (Odisha), thuhet se më shumë se 1 milion persona janë evakuuar për shkak të ciklonit.

Një ditë më parë në rajon si pasojë e ciklonit u anuluan fluturime të shumta të avionëve, udhëtimet me trena ndërsa u ndërpre edhe mësimi në shkolla.

Të ngjashme