India pezullon përkohësisht eksportet e vaksinave AstraZeneca

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

India ka ndaluar përkohësisht të gjitha eksportet e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19.

Vendimi vjen në një kohë kur India po përballet me një numër të lartë të infektimeve me koronavirus me vetëm sot 47.000 raste të reja dhe 275 vdekje.

BBC raporton se zyrtarët e Indisë thanë se ky “presion i përkohshëm” pritet të ndikojë në shpërndarjen e vaksinave deri në fund të prillit, pasi në fillim të atij muaji, imunizimi për të gjithë njerëzit mbi 45-vjeç do të fillojë në vend, kështu që kërkesa do të rritet.

Ky vendim do të prekë më së shumti rreth 190 vende në sistemin COVAX të drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Prodhuesi më i madh i vaksinave në vend, Instituti Serum i Indisë (SII), ka vonuar dërgesat e vaksinës AstraZeneca në disa vende ditët e fundit dhe India ka eksportuar deri më tani më shumë se 60 milionë doza në 76 vende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme