Inteligjenca amerikane hedh dyshime: Kina ka fshehur shifrat e bilancit të pandemisë

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Inteligjenca amerikane pretendon se Kina ka publikuar qëllimisht një numër më të vogël se realiteti të rasteve të prekura me Covid-19. Ky është thelbi i një raporti të dorëzuar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, siç publikon agjencia “Bloomberg”.

Edhe pse epidemia e koronavirusi shpërtheu në provincën kineze Hubei, në fund të vitit 2019, shifrat zyrtare nga autoritetet kineze flasin për 86.361 raste të prekurish dhe rreth 3300 viktima.

Ndërkohë, në SHBA, të infektuarit i kanë kaluar 200 mijë persona dhe vdekjet janë mbi 4 mijë në vetëm pak ditë. Edhe Italia e Spanja e kanë kaluar shifrën kineze të vdekjeve.

Zyra e shtypit në Shtëpinë e Bardhë dhe Ambasada Kineze në Uashington nuk u përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

“Realiteti është se ne mund të ishim më mirë, nëse Kina do të kishte qenë më e hapur”, tha zëvendëspresidenti Mike Pence për “CNN”. “Ajo që duket qartë tani është se bota mësoi në dhjetor se Kina po merrej me këtë dhe ndoshta edhe një muaj më parë shpërthimi mund të ishte real në Kinë”.

Të ngjashme