Italia ka regjistruar 356 vdekje të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Gjatë kësaj periudhe, autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 25 mijë e 271 raste të infektimit me koronavirus, duke shkuar në total mbi 935 mijë raste, raporton Reuters.
Në anën, vaksina eksperimentale kundër COVID-19, e shpikur nga kompania farmaceutike Pfizer, thuhet se ka dhënë efikasitet deri në 90 për qind.