Izraeli dhe Butani nënshkruajnë marrëveshje diplomatike

Prishtinë | 13 Dhj 2020 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Shteti i Izraelit ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Butanin. Këtë e ka bërë të ditur ministria e Jashtme e Izraelit, duke shtuar se rrethi i njohjes po zgjerohet.

“Vendosja e marrëdhënieve me Mbretërinë e Butanit do të përbëjë një fazë të re në thellimin e marrëdhënieve të Izraelit në Azi”, ka deklaruar ministri Gabi Ashkenazi, raporton theguardian.

Marrëveshja është përshëndetur edhe nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, derisa ka deklaruar se shteti që ai udhëheqë, ishte në kontakt edhe me vende të tjera për krijim të marrëdhënieve.

Kjo marrëveshje vjen disa ditë pasi Maroku pranoi t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, duke u bërë kështu shteti i katërt arab që e bën këtë që nga gushti.

Lidhur me këtë marrëveshje, ambasadori izraelit, Ron Malka, ka deklaruar se nënshkroi marrëveshjen me homologun e tij nga Butani, duke e quajtur si “ditë historike”.

“Kjo marrëveshje do të hapë shumë mundësi bashkëpunimi për të mirën e të dy popujve tanë”, shkroi Malka në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme