Jill Biden, Zonja e Parë e Amerikës

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Joe Biden është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 46të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden i cili mbush 78 vjet në fund të këtij muaji, do të bëhet presidenti më i vjetër kur inaugurohet në Janar në mes të krizës më të madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, dhe rënien më të thellë ekonomike që nga 1930-ta.

Biden është i martuar me Jill Biden, e cila tash e tutje do të jetë Zonja e Parë e Amerikës. Ai u martua me Jill në vitin 1977, e cila me profesion është edukatore.

Sikurse Biden, edhe ajo kishte një martesë të mëhershme, me Bill Stevenson, një ish-futbollist kolegji, me të cilin kishin lidhur kuror në shkurt të vitit 1970, raporton Gazeta Express.

Ndryshe, Biden ka falënderuar popullin amerikan për zgjedhjen e tij për president të ShBA-së.

Biden ka reaguar pas fitores në shtetin e Pensilvanisë që ia siguruan atij 273 vota elektorale të mjaftueshme për të fituar.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme